Fshati Bob është fshati më i afërm prej qendrës së Kaçanikut., ku ndodhet Komuna dhe Stacioni Policor dhe shtrihet në pjesën e djathtë të Lumit Lepenc, gjerësisht në pjesën perëndimore të qytetit deri në hyrje të Grykës së Kaçanikut. Nëpër këtë fshat kalon magjistralja Prishtinë-Shkup. Nga ky fshat është edhe Nehat Çaka, i cili më 16 janar të vitit 1971 lind. Pra Nehati ishte djali më i vogli i Izahir Çakës dhe i Irfete Çakës.
Në viti 1977 fillon mësimet e para në shkollën lillore “Idriz Seferi” në fshatin Bob të cilat i kryen në vitin 1985 për të vazhduar shkollën e mesme Ekonomike në Kaçanik në shkollën “Skënderbeu” të cilën e kryen në vitin 1995. Duke parë se po mbretëron një situatë e rëndë në Kaçanik dhe Kosovë qysh si nxënës i shkollës së mesme ishte i interesuar të organizonte protesta dhe të jetë pjesëmarrës në shumë tubime kundër pushtuesit serb. Sikurse edhe tërë shekulli dhe dekada e fundit e shekullit ishte me mundime, lodhje e sakrifica mirëpo qytetarët e Kaçanikut edhe provimin e dekadës së fundit e kaluan me sukses. Ato nuk u hamendën që nga të parët t’i bashkoheshin Drenicës Legjendare dhe Komandantit Adem Jasharit. Po mos të ishte urdhri i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që në mars dhe në prill të vitit 1998 do të kishte filluar lufta frontale, por Kaçaniku sikurse edhe herëve të tjera edhe kësaj radhe ishte arterie për furnizimin e UÇK-së me armatim, dhe njësitet e UÇK-së ishin të urdhëruar që vetëm në rastet e rrezikimit të vijës furnizuese me armatim ti sulmonin forcat serbe. Kështu që ditët kalonin muajt kalonin ndërsa ushtarët e Lirisë së Kaçanikut nëpër punktet e okupatorit depërtonin dhe përcillnin armatim prej Glloboqice në Strazhë, e prej aty në Bob në Kovaqec në Soponicë në Gabrricë e deri te Zona e Neredimes dhe në Zonat e tjera.
Kontribut të jashtëzakonshëm gjatë furnizimit kishte dhënë edhe Nehat Çaka bashkë me bashkëluftëtarët e vet të njësitit të furnizimit të cilin e udhëhiqte vëllai i tij Komandant Fadil Çaka. Bashkëluftëtarët më të ngushtë të Nehat Çakës ishin: Fadil Çaka njëherit Komandant itij, Shaban Çaka, Rrustem Dema, Muhamet Zeneli, Nexhat Zeneli, llir Zharku, Afrim Dema etj. Përveç detyrës së furnizuesit kishte kryer edhe detyrën e vëzhgimit. Duke parë komanda e Brigadës kontributin e tij vendosi të caktoj Nehatin në detyrën e Policit Ushtarak në njësinë e Policisë Ushtarake në Brigadën 162 “Agim Bajrami”. Në këtë detyrë vendoset me propozim të Komandantit të Policisë Ushtarake Xhabir Elezit dhe aprovim të komandës së Brigades 162 “Agim Bajramit”. Sikur edhe detyrat tjera këtë detyrë e kreu me sukses të lartë. Është pjesëmarrës i shumë aksioneve në territorin e Kaçanikut, i betejës së 28 shkurtit 1999 në Gajre, betejës së 8 marsit 1999 në lvaj ë, 24 marsit betejës në Ivaj ë dhe Kotlinë, ka marrë pjesë në ndihmë popullatës civile e cila ishte sulmuar nga forcat serbe më 28 mars në qytetin e Kaçanikut si dhe pjesëmarrës i betejës së përgjakshme të 9 prillit në Rakoc të Kaçanikut.
Forcat serbe pas një përgatitje të madhe më 9 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, ndërmorën një ofensivë të madhe, kundër popullatës civile dhe njësiteve të UÇK-së.
Rezistenca çlirimtare zhvillohej edhe përbrenda Kaçanikut. Njësitet e okupatorit, pasi rrethuan qytetin e Kaçanikut në orët e mëngjesit filluan granatimet në drejtim të Rakocit dhe Lagjes së Re. Në mbrojtje të pozicioneve ishin të vendosura njësit e Batalionit të -II- të dhe njësia e Policisë Ushtarake ku bënte pjesë edhe Polici Ushtarak Nehat Çaka. Nehat Çaka bashkë me vëllezërit e tij Fadilin e Shabanin një kohë të gjatë kishin kryer detyrën e furnizimit me armatim. Përveç këtyre në shërbim të UÇK-së ishte vënë tërë familja por edhe shtëpia e tyre ishte çerdhe e UÇK-së ku zhvilloheshin takime të rëndësishme të Komandës
së Brigadës, armatoSeshin ushtarët e rinj dhe jepeshin detyrat e rëndësishme nga ky vend.
Gjithherë ishte në ballë të detyrave shumë të rëndësishme, kishte bërë sigurimin e Komandës së Brigadës shumë herë derisa ka zhvilluar takime të rëndësishme. Në mëngjesin e 9 prillit forcat serbe kishin marrë një ofensivë të madhe në drejtim të Rakocit dhe Lagjes së Re në Kaçanik. Flaka më e fortë e zjarrit ishte te Shkarpa e Dytë në Rakoc. Ushtarët e UÇK-së në mesin e të cilve ishte edhe Nehat Çaka me bashkëluftëtarë kishin vendosur që kurrë këmba e armikut të mos kaloj mbi popullatën civile derisa të jenë gjallë. Pozicionet e UÇK-së sulmoheshin edhe nga Sanatoriumi te Pishat e prej Pishave tek ara e Bajramit kishin zbritur
forcat e Serbisë ato kishin zënë çdo qosh prej rrugës së Rakocit të përkrahura me mjete të blinduar dhe armatim të shumllojshëm në luftë të ashpër pranë shtëpisë së Shaip Brutit, bie Dëshmor Fadil Çaka si dhe në krahun e djathtë të tij bie dëshmor edhe Nehati, i cili kurrë nuk ishte ndarë nga vëllai i tij as në borë as në shi dhe nuk u nda as në momentin e rënies heroike. Ishin në mbrojtje të popullatës civile ku në mesin e kësaj popullate ishte babai i tyre Izahir Çaka dhe nëna Irfete Çaka të cilët po këtë ditë ranë për lirinë e Kosovë.
Ushtarët e UÇK-së i kishin dhënë besën njëri tjetrit se të gjithë do të luftonin së bashku dhe të gjithë do të bëheshin gardhë për të mbrojtur popullatën liridashëse. Bashkë më Nehatin dhe Fadilin ranë edhe bashkëluftëtarët e tyre Muhamet Zeneli, Faruk Dogani, Ilir Zharku, Nethush Elezi, Lumnije Raka, jehona Raka dhe Emsale Frangu si dhe bashkluftarët nga njesit Bataljonit të dytë Mukadeze Lika Muhaxheri, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Adem Rakoci, Kjani Bela, Negjmi Fera, Shefket Fera, Nevzat Qallaku, Kadri Trena e Avdurrahim Shehu si dhe u plagos në krye të detyrës Polici Ushtarak Rrustem Dema. Po në këtë luftë nga popullata civile ranë për lirinë e Kosovës këta martir: Xhemajl Brodi, Izjadin Frangu, Nebih Topojani, Gjili Rexha, Hamide Rexha, Nerzike Dogani, Mine Gashi, Teiik Nallbani, Menduh Nallbani, Maksut Nallbani, Nebih Livoreka, Osman Livoreka, Hamide Shehu, Gili Raka, Ekrem Raka, Haxhi Livoreka, Bajrush Axhami, Jonuz Bajra dhe Murat Raka.
Për kontributin e dhënë në kryerjen e detyrave luftarake dhe heroizmin e treguar të vëllezërve Çaka dhe familjes Çaka Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami” vendos dhe bënë emërtimin e Njësisë Speciale pranë Brigadës me emrin “Vëllezërit Çaka”.
Nehat Qaka në vitin 1995 ishte martuar me Habibe Trollin, e cila i lindi dy djem. Në vitin 1996 i lind djali i parë Donati dhe në vitin 1998 i lind djali i dytë Dibrani.
Nehati ishte vëllai i komandant Fadil Çakës dhe bashkëluftëtar i tij deri në momentin e rënies heroike. Për shkak të forcave të mëdha ushtarake policore serbe e paramilitarëve të gjitha trupat e pajetë ranë në duart e forcave okupatore. Njëri ndër ta, Shaip reka ishte bashkëpunëtor i forcave serbe. Ai barti kufomat së bashku me serbë e romë dhe i varrosën në dy varrezat masive të qytetit të Kaçanikut dhe në Kaçanik të vjetër. Në këtë ditë, shumë civilë u masakruan nga forcat serbe e që në këtë masakër bashkë me çetnikët serbë mori pjesë edhe kolaboracionisti Shaip Reka i cili ishte në shërbim me bashkëpunëtorët e vet të forcave okupatore.
Kjo ishte një betejë përmasash e aktesh shumë tragjike, e cila lirisë i dha më shumë kuptim e vlerë historike. Pas luftës dhe fitores kundër forcave barbare serbe filluan te hapen varrezat masive ne bashkëpunim të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të përcjella edhe nga hetues ndërkombëtarë u bë identifikimi i kufomave dhe u organizua varrimi i dëshmorëit Nehat Çaka dhe bashkëluftëtarëve te tij të cilët kishin ra së bashku në krye të detyrës.
Rivarrimi u bë në varrezat e dëshmorëve në Kaçanik me nderime ushtarake. Në një vjetorin e rënies së dëshmorit Nehat Çaka , në nderim dhe përkujtim të tij e
të bashkë luftëtarëve është ngritur pllaka përkujtimore në Rakoc të Kaçanikut. Në shenjë nderimi për veprën e dëshmorit Nehat Çaka, familjes së tij i kanë dhënë mirënjohje Ministria e Mbrojtjes e QPK-së , Komanda e Brigadës 162 Agim Bajrami, Kuvendi Komunal i Kaçanikut dhe Komanda e Zonës së gjashtë të TMK-së me rastin e organizimit të manifestimit të Flakës së Janarit.
Nehati pas vete la bashkëshorten, Habiben, dhe dy djemtë Donatin e Dibranin si dhe vëllezrit Tahirin, Shabanin e Bashkimin dhe motrat” Xhevrijen dhe Sebahaten. (H. K.)