Komisionieri, Oliver Varhelyi e siguron kryeministrin Avdullah Hoti se Kosova do të pranojë vaksinën kundër COVID-19

Komisionieri, Oliver Varhelyi e siguron kryeministrin Avdullah Hoti se Kosova do të furnizohet me vaksinën kundër COVID-19

Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti ka zhvilluar një bashkëbisedim me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, njofton Zyra e Kryeministrit. Në këtë bashkëbisedim, Komisioner Varhelyi e ka siguruar Hotin se një sasi e vaksinës COVID-19 do të arrijë në Kosovë sikurse në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, teksa e kanë cilësuar si të papranueshme futjen e vaksinave nga Serbia në Kosovë. Kryeministri e ka siguruar z. Varhelyi,  se Kosova do të vazhdojë të ketë stabilitet institucional dhe fiskal, do ta trajtojë me prioritet menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe do t’i kryej të gjitha obligimet që dalin karshi procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Hoti me këtë rast e ka falënderuar z. Varhelyi, edhe për përkrahjen në lansimin dhe zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane ERA 2.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …