leoni

Avdullah Hoti thotë se kanë punuar aq shumë sa që një qeveri për një mandat të plotë nuk do të mund të punonte

Avdullah Hoti thotë se kanë punuar aq shumë sa që një qeveri për një mandat të plotë nuk do të mund të punonte

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka komentuar zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës në lidhje me emrin që do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Sipas Hotit, brenda LDK-së nuk është vetëm një emër. “Do të kem një paraqitje nesër ose pasnesër për këta gjashtë apo shtatë muaj të qeverisjes. Janë punë që një qeveri për një mandat të plotë nuk do të mund t’i bënte. Tash e ka fjalën sovrani dhe sovrani e vlerëson punën dhe përkushtimin e jo fjalët në ajër”, është shprehur Hoti, derisa u pyet për rreth deklaratave të Vetëvendosjes se do të fitojnë 2/3 e deputetëve. Këto komente ai i ka bëtë gjatë një vizite në Krushë të Madhe

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …