Kongresmeni, Eliot Engel, e siguroi ministrin Cakaj se do të punojë me administratën e re për Kosovën e Shqipërinë

Kongresmeni, Eliot Engel, e siguroi ministrin Cakaj se do të punojë me administratën e re për Kosovën e Shqipërinë

Një mbledhje virtuale ka mbajtur ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Gent Cakaj, me kongresmenin, Eliot Engel.  Ai e ka siguruar ministrin Cakaj se do të punojë ngushtë me Administratën e Bajden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës e Shqipërisë.  “Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time”, citon Cakaj fjalët e kongresmenit amerikan, Eliot Engel. “Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e re amerikane  për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë dhe  shqiptarëve!  Jemi mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, z Engel nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviqit deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! ka shkruar ministri Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …