Ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj ka monitoruar testimet që po bëhen në sheshin “Zahir Pajazit”, për Covid-19 nga IKShPK-ja. Ai e mirëpriti iniciativën e Institutit dhe sipas tij, kjo është mënyrë e mirë që të testohen sa më shumë qytetarë. Mes tjerash ministri tha që pavarësisht gjendjes me Covid-19 në duhet të jemi të kujdesshëm. “Pavarësisht situatës në kontroll duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Zemaj. I pyetur se a do ketë ndryshim të masave në rast që do ketë përmirësim të situatës Covid-19 ministri tha që masat mbesin të njëjta. “Do fillojmë edhe me teste të shpejta, teste të avancuara dhe këto teste që tashmë kanë ardhur do të mundësojnë që të jepen në vende të ndryshme dhe do zbatohen shpejtë”, tha Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …