Dhjetëra specializantë të financuar nga Ministria e Shëndetësisë për shkollim specialistik kanë protestuar për mosekzekutim të shtesave. Specializantët pas disa kërkesave për pagesa shtesë, të martën i zunë derën e ministrisë që udhëhiqet nga Armend Zemajt për të shpalosur pakënaqësitë e tyre për mospagesa edhe të kujdestarive. Përfaqësuesja e specializantëve, doktoresha, Vlora Demolli kërkoi nga ministri Zemaj që gjithë mjekët të paguhen njësojë, e jo të bëhen dallime ndërmjet tyre. Pavarësisht mos pagesave, Demolli tha se do të vazhdojnë të përkujdesen për pacientët. Specializantët edhe në të kaluarën kanë protestuar duke i kërkuar shtesat e premtuara nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …