AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

Aleanca Kosovare e Bizneseve në konferencën për fund vit të 2020-ës e vlerësoi se Kosova këtë vit u ballafaqua me shumë probleme qoftë të asaj ekonomike, politike, diplomatike dhe integruese por vlen të theksohet se viti 2020 do të mbahet mend si vit që i provuam për herë të parë tri Qeveri brenda vitit të zgjedhura dhe të shakrkuara po ashtu edhe Pandemia Covid 19 e cila përfshiu tërë Globin duke mos e përjashtuar edhe vendin tonë, për të cilën krijoi humbje të mëdha në të gjitha sferat e jetës.

Kryetari i AKB-së z. Agim Shahini tha se mungesa e ligjeve për tejkalimin e krizes së Pandemisë ishte një nga sfidat që qytetarët e vendit, ekonomia dhe biznesi u perballuan në mungesë të përgjegjesië së deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

Kosova humbi fuqinë konsumuese,qarkullimin e  brendshëm që është mbi 1miliard dhe buxheti patë humbje mbi 300 milion € , duke mos e perfshirë këtu edhe keqpërdorimet dhe hajnia që ndodhi mbi 2 milion € nga thesari i Kosovës. Bizneset dhe punëtorët e saj do tëballafaqoheshin me një krizë të paimagjinuar ku supozophet se kanë mbetur mbi 50 mije punëtorë pa punë por edhe mbi 5 mijë biznese të mbyllura.

Investimet ranë mbi 50% bashkë me mungesën e Diasporës me remitenca dhe gjithë kjo ndodhi përshkak se Kosova u ballafaquaedhe me dy probleme te cilat mbahen mend në historinë më të re të vendit siç janë Gjykata Speciale- arrestimi i krerëve të shtetit si dhe Dialogu i papërfunduarme Serbinë që Kosovën  po e mban peng sa i përket liberalizimit të vizave.

Kosova në vitin 2021 do të vazhdoj me kriza të trashëguara nga ky vit, nga i cili bizneset dhe qytetaret do të ballafaqohen me dy palë zgjedhje e që kjo do të merr kohë për krijimin e Qeverive dhe do të krijon humbje në ekonominë e vendit. Kriza ekonomike do të vazhdoj në mungesë të fondeve të cilat qeveria e vendit ishte edhe në këtë vit përfituesi më i vogël nga mekanizmat ndërkombëtarë financiare për tejklaimin e Pandemisë Covid 19 dhe kësaj do ti shtohet edhe Dialogu me Serbinë, faza  e vaksinimit që sistemin shëndetësor mund tëjetë i papërgaditur por edhe ligjet të cilat do të duhen shtesë për rimëkëmbje ekonomike e që e kaluara ka treguar se për një Ligj të Rimëkëmbjes  ekonomike duhet te shkoj deri në 10 herë në Parlament.

E rekomandojm Qeverinë e Kosovës që të gjej fonde shtesë për të mbështetur bizneset dhe punëtorët në sektorin privat por njëkohësisht edhe të krijonë mundësi ligjore për faljen e ndëshkimeve dhe interesave si dhe borxheve të grumbulluara me vite për shërbime publike dhetatime të tjera.

Qeveria e Kosovës duhet ti reduktoj investimet kapitale në rrugë dhe asfalt që nuk krijojnë përshpejtim të ekonomsië dhe vendit por këto mjete te destinohen në rritjen e fuqisë konsumuese si  e vetmja shpresë për ta mbajtë ekonominë aktive.

 

Bizneset të trajtohen si partnerë jo vetëm si tatimpagues dhe votues.

 

Me respekt,

 

Zyra për media-AKB

 

 

Tel/Fax: 038 221 044

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë pas inaugurimit, pllakën e heroit të kombit, Ismet Krasniqi, e ka dëmtuar dora e zezë e kolaboracionistëve

Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e …