Serwer

Daniel Server beson se shumë pjesëtarë të UÇK-së, në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë për PDK-ë dhe AAK-në

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer e ka komentuar deklaratën e tij se Madeleine Albright mund të luajë rol të rëndësishëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Unë sigurisht nuk doja të sugjeroja ndonjë gjë që mund të përcillet si një lajm i rëndësishëm. Madeleine Albright është një figurë e rëndësishme në anën demokratike të ekuacionit politik në Uashington dhe ka pikëpamje të forta për Ballkanin. Njerëzit do ta dëgjojnë atë. Server po ashtu  ka thënë se e merr seriozisht deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ai nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Duke folur për zgjedhjet në Kosovë, Server  konsideron  se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do ta rrezikojnë më së shumti LDK-në sesa partitë tjera. Unë mendoj se shumë pjesëtarë  të UÇK-së do t’i përmbahen PDK-së dhe AAK-së. Osmani dhe Kurti janë ndoshta kërcënim më i madh për LDK-në, veçanërisht me votuesit që janë shumë të rinj, ka thënë Daniel Server.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …