Kryetari Ramosaj ka pritur në takim bashkatdhetarët

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, gjatë takimit me bashkatdhetarë të cilët kanë ardhur në Kosovë për festat e fund vitit ndër të tjera tha se, është nderë i veçant të takoj bashkatdhetarët në këtë fund vit sfidues të krijimit të situatës me COVID-19. Ne bashkëbiseduam për punët e mira qe po bëhen në komunën e Deçanit dhe sfidat e shumta që po kalojmë në realizimin e tyre. Ju të dashur bashkatdhetarë keni dizajnuar fatin e vendlindjes tuaj, duke përkrahur çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi dhe kombi ynë, andaj u jam shumë mirënjohës që jeni te hapur me këshilla dhe sugjerime dhe investime për të pa vendin tuaj çdo ditë e më mirë. Vizitat tuaja më bëjnë nderë mua dhe vendit tonë! Ka thënë me këtë rast kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …