DFB në komunën e Rahovecit publikon pasqyrë të shkurtër të buxhetit 2021 për informim publik me mbështetjen e OSBE-së

Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit ka hartuar dhe botuar një pasqyrë të shkurtër informative lidhur me disa aspekte kyçe te buxhetit për vitin 2021. Kjo broshurë synon të ofrojë informata më thelbësore për shifrat dhe procesin buxhetor 2021, mënyrën e pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin e buxhetit, projektet dhe investimet kapitale për 2021, si dhe disa aspekte tjera. Informatat prezantohen në formë të thjeshtëzuar, grafike dhe tabelare, në mënyrë që qytetarët të njoftohen në mënyrë sa më të lehtë se për cilat shërbime dhe projekte do të dedikohen taksat dhe tatimet e tyre në vitin 2021. Broshura në veçanti synon të ofrojë informata lidhur me aspektet vijuese:

– Cilat janë prioritetet e komunës,

– Burimet e financimit,

– Shpenzimet e planifikuara nëpër kategori të ndryshme,

– Procesi buxhetor dhe mundësitë e pjesëmarrjes së qytetarëve, dhe

– Informata të tjera.

Kopjet fizike të broshurës do të shpërndahen në objektin e komunës, në zyrat e vendit në bashkësitë lokale dhe në objekte tjera publike, ndërsa versionet elektronike mund të shkarkohen në linkun vijues: . https://1drv.ms/u/s!AsUPPAdboBXagvZyFY-FPzeswrGhWA?e=NRg9oq .

Informata më të detajuara lidhur me buxhetin e komunës, raportet tremujore dhe vjetore, listën e plotë të investimeve kapitale dhe informata të tjera janë në ueb faqen e komunës. Drejtoria për Financa dhe Buxhet falënderon misionin e OSBE-së për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në komunë, posaçërisht në çështjet buxhetore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …