Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës në Kuvend shkojmë me vota të sigurta

Me  85 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim deputetet e Kuvendit të Kosovës miratuan buxhetin  për vitin 2021

Me  85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar buxhetin  e vendit për vitin 2021. Pas diskutimeve të shumta,  është votuar në lexim të parë Projektligji për Ndarjet Buxhetore. Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro. Nga projeksionet fiskale, gjithsej të hyrat buxhetore do të janë 1 miliard e 886 milionë euro, kurse shpenzimet parashikohet të jenë 207.6 milionë më të vogla se sa vitin paraprak. Nga të hyrat, prej Administratës Tatimore priten të grumbullohen 509 milionë euro, kurse nga Dogana e Kosovës do të inkasohen 1 miliard e 169 milionë euro. Duke parë se buxheti do të votohej gjithsesi deputetët e Vetëvendosjes i bashkuan votat me partitë e tjera dhe e votuan buxhetin, duke shpresuar se sapo ta marrin pushtetin do ta rregullojnë edhe buxhetin sipas shijeve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …