Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj sot e viziton Tiranën ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar

Enver Hoxhaj sot qëndron për vizitë në Tiranë ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të qëndrojnë sot në Shqipëri ku do të priten në takime të veçanta nga krerët e shtetit. Hoxhaj do të takohet me kryetarin Meta, me kryekuvendarin Gramoz Ruçi dhe me kryeministrin Edi Rama. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i PDK-së do të takoj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Basha, ndërsa do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në këto takime Hoxhaj pritet të diskutoj për zhvillimet politike në vend dhe rajon, për projektet dhe planin e tij qeverisës, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Tirana e Prishtina zyrtare në sfidat ndërkombëtare, me theks të veçantë pas shkuarjes në Hagë të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …