Numri i testimeve për Covid-19 që kryhen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka rënë dukshëm, kjo si pasojë edhe e mos interesimit të qytetarëve për t’u testuar. Qytetarët nuk shprehin më interesim të madh për të kërkuar udhëzime në Qendrat e Mjekësisë Familjare për tu testuar. Një gjë të tillë e pranojnë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë ku thuhet se ka rënë interesimi, derisa u bëhet thirrje qytetarëve nga IKSHPK që të shkojnë të testohen të gjithë ata që kanë simptoma. Po ashtu në Ministria e Shëndetësisë thonë se aktualisht ka rënë në 14% përqindja e rasteve pozitive për dallim me muajin e kaluar ku kanë qenë rreth 50 për qind.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …