Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku përmes një postimi ka thënë së 30 dhjetori shënohet si beteja e parë e familjes Jashari me forcat serbe në vitin 1991, ditë kjo që tani shënohet si “Dita e Veteranit”. Por ai ka theksuar se kësaj radhe kjo ditë shënohet më shumë goditje ndaj luftës çlirimtare më që disa nga bashkëluftëtarët tanë gjenden padrejtësisht në Hagë. “Familjen Jashari e luftuan forcat pushtuese në Kosovë në vitet e 90-ta. Beteja e parë mes tyre dhe forcave ushtarako-policore Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991, prandaj e shënojmë si “Ditë të Veteranit”. Edhe në këtë 30 dhjetor i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë. Veteranët e luftës, dëshmorët, invalidët dhe heronjtë janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë. Këtë vit po e shënojmë me shumë goditje për luftën tonë, për shkak se bashkëluftëtarët tanë gjenden padrejtësisht në burgun e Hagës. Urime edhe atyre kjo ditë! Urime “Dita e Veteranit”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …