Zëvendës-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë qëndrimit të tij në Graçanicë dhe në Prizren ka deklaruar se gjatë luftës, askush nuk ka kryer krime në emër të Serbisë. Në Graçanicë, ku arriti nën masa të mëdha të sigurisë, u prit nga qindra simpatizantë të tij të cilit mbanin flamuj dhe simbole të tjera të partisë Socialiste të Milosheviqit. Mirëpo, në mesin e qytetarëve që prisnin Daçiqin kishte edhe që shprehën pakënaqësinë me te. Një qytetar serb është arrestuar pasi në një ndërtesë afër manastirit vendosi një pankartë në lidhje me një afër korruptive të Daçiqit. Pas vizitës në brendësi të Manastirt, ku nuk u lejuan qytetarët, Daçiqi foli për krimet e luftës në Kosovë dhe Gjykatën Speciale, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe fitorën e Serbisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Daçiqi tha se me krijimin e Gjykatës Speciale do të procedohen të gjitha krimet e luftës, të cilët sipas tij i kanë kryer shqiptarët e jo serbët.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …