Ish-nënkryetarja e PD-së dhe kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli deklaroi sot se “është unike në botë që shoqëria të jetë më e pakënaqur nga opozita, sesa nga qeveria, sepse ata kanë tradhtuar atë që ishte shpresa e shqiptarëve tek opozita për të sjellë një ndryshim”. Topalli iu referua sondazhit të fundit të Institutit Demokratik Amerikan që tregon se 2/3 e qytetarëve janë të pakënaqur nga opozita. Zonja Topalli tha se “nuk është thjesht se ekonomia jonë ka shkuar në recesion, por këta 3 kryetarë të korruptuar kanë çuar demokracinë në recesion dhe kjo është një tjetër arsye e thellë për të cilën duhet ndryshuar dhe ndryshimi fillon nga largimi i 3 kryetarëve të korruptuar.” “Mandatet tona do të shkojnë tek demokratët, tek çdo qytetar që është kundër korrupsionit, që është kundër 3 kryetarëve dhe që beson se një alternativë tjetër e bën këtë Shqipëri më të mirë, më pak të korruptuar”, tha Topalli. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …