Demokrati amerikan, Eliot Engel, për 30 vitet e kaluara ka përfaqësuar pjesë të Bronksit – një lagje e qytetit të Nju Jorkut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare – që nga viti 1989. Ai ka qenë zëdhënësi kryesor i mbështetjes së Kongresit amerikan për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008. Mbështetja e palëkundur e tij për Kosovën, gjatë dekadave të tëra, e ka bërë atë të famshëm në vendin tonë, pasi pavarësinë e Kosovës e kanë njohur nga rreth 115 vende të tjera. Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij. Përkrahja e veçantë për Kosovën, e ka bërë atë një figurë të diskutueshme në Serbi, e cila pavarësinë e Kosovës dhe lobon kundër njohjes së saj nga komuniteti ndërkombëtar. Engel thotë se ka udhëtuar në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, është takuar me shumë udhëheqës nga aq shumë parti dhe ka respekt për larminë e pasur të kulturave, etnive dhe feve, por, asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova, ka saktësuar miku i shqiptarëve dhe veçmas i Kosovës, Eliot Engel.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …