Menderes Zeneli: Për, Ilegalen, Luftën, Paqen në Karadak-Bukoc I

Menderes Zeneli: Për, Ilegalen, Luftën, Paqen në Karadak-Bukoc I

Bukoci i Karadakut të Preshevës, një vend kodrinoro-malor ,me një lartësi mbi detare afërsisht gjashtëqind metra. Fshati ka një reliev të kapërcyeshëm lehtë për të komunikuar me të gjitha katundet përrreth, si me Gosponicën, Garën, Shoshajën e Epërme e ato katundet më poshtë që quhen katunde fushe , që janë Rahovica, Shoshaja e Poshtëme, Corrotica, Rainca. Bukoci nga dy mahallë që kishte e që janë edhe sot, Hashanë e Garali, vetvetiu u formua edhe një lagje tjetër, ajo e Ajvazëve, ku zbret më poshtë, po mbetet ai emërtimi i moçëm i dy Lagjeve. Toponimet janë me emërtime shqipe figurativisht thirren si : Rrezja, Bunga , Lugi i Madh, Lugi i Bunarit, Kodra e Ndërmjeme , Kodra e Aneshme. Po edhe emërtimet sipas pronarëve, si Ara e Rexhepit të Hashanëve, Shpati i Hasiçit, te arat e Ajvazëve, Baçëja e Haxhi Bejtës, Ara e Sylës etj… Vepra arti janë çeshmja e Lazit, çeshmja e Sherifit, Hambari i Haxhi Arifit. Banorët e këtyre anëve kryesishtë janë marrë me blegtori e bujqësi.Thënë të vërtetën gjithëmon kanë mbijetuar përveç disa familjeve të pakta që e kanë siguruar jetesën,të tjerët,jo ! Banorët e këtyre anëve e kanë përjetuar jetën, nga mënyratë më të ndryshme. Në Familje ishinë 5 antarë e më shumë deri në 12 veta e përpjet.Jeta këtu nuk ishte e lehtë ,nuk është as,sot për ata pak banorë që jetojnë aty.Dhe dritat elektrike kanë ardhë vonë ,aty kahë viti 1984.Janë arsyet që kanë lëvizur te poshtë ,kështu janë shprehur për ata që e kanë lëshuar këtë vend,në Bukoc ka pak dy,tri shtëpi, më pastaj Rahovicë, Preshevë, Kumanovë ,Bilaç-Bujanoc,Gjilan,Fushë Kosovë, Prishtinë në vendet e Largëta Zvicër , Austri, Gjermani,Francë, Belgjikë,Suedi ,Amerikë, Kanada. Karakteristikat e këtij vendi të bukur janë më të ndryshme: hamonia në mes veti, si për ndihëma të nevojshme ,punë fushe e forma tjera.. Nga e tëra kjo që u pa deri tani ata që e shohin emocionohen e i kap malli për vendlindjen! Po këtu, më poshtë, do sjellim një përshkrim shumë domethënes për të gjithë ata që u përfshinë e dhanë kontribut të çmuar gjatë ngjarjeve të ndryshimeve historike nga 1981 deri te Konfereca paqësore me 2017, në Kore të Jugut, ku në raste të shpeshta ishin përcaktues. Shumë nga këta do i prek malli e nostalgjia pë një të kaluar jo të lagët. Pas ngjarjeve të bujshme të `81 një Organizatë ilegale që vepronte atëherë në Preshevë , ,,Bajram Curri“ku bënte pjesë edhe Burhan Hasani, më 4 Prill 1982 gjykata e Vranjës dënoi shumë veprimtarë të grupit , për hedhjen e trakteve në Preshevë e Rrethinë, ndër ta ishte dhe Burhan Hasani i cili u dënua me 5 vite burg. Arrestimi i tij na dha motiv edhe ne që të veprojmë . Në pjesën e dytë të viteve të 80-ta, veçanërishr në 82-tën …LPRK mori hov në organizim , dhe shumë nga këto anë u organizuanë pavarësisht se ku ishin. Vëllezërit Mejdi e Shabi Jahiu, në Zvicër, Mendere Zeneli në Preshevë , ku mbante lidhje me Kosovë, Sadik Zeneli në Austri. Pasi kishe pasur demostratat në tërë Kosovën për përkrahjen e minatorëve edhe në Preshevë shpërthyen demostratat të cilat u organizuan me 1 dhe 2 Shkurt 1990, ku në këto demostrata , si në shumë të tjera , morën pjesë të rinjtë e Bukocit. Pasi filloi pluralizmi politik në Preshevë gjatë viteve 90’ me disa veprimtarë dhe studentë nga Prishtina, më 5 Gusht 1990 u formuar « Shoqatën e Pavarur Demokratike », degë të kësaj shoqate pati edhe në Bukoc. Referendumi me 1 dhe 2 Mars 1992, për autonomi territoriale politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës me të drejtë bashkimi me Kosovën u mbajt edhe në Bukoc, Gosponicë, Gare dhe Shoshajë e Epërme. Kryetar i Komisionit ishte Gani Misini, ku mbi 90% të votuesve u përgjigjën pozitivisht. Në Preshevë në një Komision për numrimin e votave dhe rrjedhën e Referendumit ishte Iljaz Zeneli.

Nga vitet 1992-1993 pasi në Kosovë situata filloi të keqësohet edhe më, në Preshevë organizimet ilegale për Çlirimin e Kosovës,rriteshin shpejt, shumica e veprimtarve ilegalë atë kohë ishin aktiv në PDSH. Në ilegalitet vepronin gjithashtu Reshati me shokë duke vepruar në sitemin e njohur të 3- shesë së LPK-së. Aty bënin pjesë edhe Fatmir Arifi, Xhemal Zeneli . LPK-ja mori iniciativë ti pengonim zgjedhjet lokale të Serbisë në Preshevë duke hedhur trakte nëpër qytet.. Në vitet 1996-1997 në Kosovë kishin filluar të

organizoheshin për luftë, gjithashtu edhe ne filluam të organizoheshim në grupe të vogla për bartjen e armatimit prej Maqedonisë deri në Preshevë , ku kishte bazë edhe në Bukoc duke hapur bunkere për strehim të armatimit. Në grupe të vogla filluam menjëherë të vepronim duke bartur armatimin e parë nga Maqedonia deri në Preshevë dhe janë strehuar tek shtëpia e Hikmete Bajramit e motra e Bekim Bajramit, pastaj u bë shpërndarja e armatimit duke i paisur me armatim personal për gjendje gadishmërie. Xhemal Zeneli ishte përgjegjës për të formuar grupe në Rahovicë për bartjen e armatimit, ndërsa Reshat Ajvazi ishte caktuar që ti organizonte të rinjtë e fshatrave përreth për sigurimin e depove të armatimit dhe furnizmin me ushqim. Në Bukoc për sigurinë e fshatit, ruajtjen e armëve dhe ruajtjen e ushqimit ishin të angazhuar Vasuf Zeneli në bashkëpunim me Xhemal Ajvazin, Naser Aliun dhe Mitat Ajvazin , përgjegjës ishte Fatmir Arifi. Elmi Ajvazi kishte për detyrë të vëzhgoj gjithë fshatrat përreth Bukocit dhe të raportonte se ku ishin vendosur forcat serbe që në këtë mënyrë të bëhej siguria e rrugëve për të bartur armatimin drejt Kosovës. Bazat e UÇK-së ishin të vendosura në shtepinë e Fatmir Arifit, Reshat Ajvazit, Xhemal e Vasuf Zenelit. Xhemal Zeneli ishte përgjegjës për sigurimin e ushtarëve të UÇK-së të cilët vinin nga Zonat e Luftës së Kosovës në drejtim të Maqedonisë për furnizim me armatim dhe anasjelltas. Lufta në Kosovë merr përmasa të gjera , ku lidhjet me Shtabin e Përgjithëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i mbante Xhemal Zeneli e Fatmir Arifi. Radio Kosova e Lirë kishe marrë emër. Idea ishte e Adrian Memetit, në organizim ishin edhe Mentor Hoxha e Shefqeti nga Gjakova, Bastri Beka nga Akrashtica e Vushtrrisë, Fatmir Arifi e Xhemal Zeneli. Aparatura u bart nga Kumanova deri në Preshevë nga disa pjesëtarë tjerë të UÇK-së, ndërsa nga Presheva deri në Kosovë (Sllubicë) kanë marrë pjesë : Reshat Ajvazi, Xhemal Zeneli e Fatmir Arifi dhe të tjerë… Aparatura u bart me traktorin e Mustafë Shaqirit prej Rahovicës tek Shoshaja e Poshtme, Brija e Bukocit, Gare e deri në Sllubicë, ku vazhdoi rrugën nën përcjelljen e ushtarëve të Gjilanit deri në bazën kryesore në Malet e Berishës. Pasi që fshati jonë ishte qendër e lëvizjeve së ushtarëve të UÇK-së, filluan të vinin refugjatë dhe ushtarë të plagosur, e për këtë përgjegjës ishte Xhemal Zeneli, ku detyra e tij ishte të organizonte luftëtarët që vinin nga Kosova në drejtim Preshevë – Kumanovë dhe të ruante armatimin që ishte strehuar tashmë në Bukoc ; kurse shtëpitë të cilat ishin pika kyçe të pritjes së ushtarve (UÇK-së) ishin: në Rahovicë (Mustafë Shaqiri), Preshevë (Bekim Bajrami, Reshat Ajvazi). Theksoj se Mide Ajvazi (Bukoc), Xhevrije Arifi (Bukoc), Martaneshë Arifi (Bukoc), Salihe Ajvazi( Preshevë), Mejreme Zeneli( Preshevë) dhe Bedrije Shaqiri(Rahovicë) ishin gratë të cilat u përkujdesën për ushtarët e UÇK-së, pastaj për ushqim, pastrimin e veshmbathjeve, të cilat meritojnë mirënjohje për kontributin e tyre. Pas fillimit të bombardimeve të NATOS mbi forcat Serbe, paramilitarët serbë filluan vrasjet dhe plaçkitjet e shqiptarëve në Malësi. Me 30/5/1999 edhe në fshatin Bukoc hynë paramilitarët serbë duke i maltretuar poashtu njerëzit e fshatit, për fat të mirë aty ishtë kryetari i bashkësisë lokale Isa Ajvazi i cili intervenoi duke i penguar dhe mori përgjegjësinë për fshatin ku paramilitarët serbë kryen vetëm plaçkitje dhe u tërhoqën. Personat që shkonin për të marr pjesë në formimin e Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi, Mehmet Hajrizi, Ismail Kastrati Istref Klinaku, Merxhan Avdyli dhe një Ish-Oficer nga Zhegra i plagosur në Llap( i cili iu bashkangjit, qu shkonte për shërimin e tij jashtë vendit), ishin të vendosur në Sllubicë tek lagjëja e Zahirëve për të vazhduar rrugën në Kumanovë. Me urdhërin e Shtabit të Përgjithshëm, pjestarët UÇK-së ishim të obliguar për t’i përrcjellur nga Sllubica , Fshat në periferi të Gjilanit për në Kumanovë. Xhemal Zeneli, Mustafë Shaqiri, Reshat Ajvazi e shumë të tjerë ishin përgjegjës që ta siguronin rrugën nga Lagjja e Zahirëve deri në Bukoc e pastaj në Rahovicë, e nga Rahovica deri në kufi me Maqedoninë. Ushtarët hecnin afërsisht 1 Kilometër pararojë për sigurin e këtyre. Aty pari i kanë rënë edhe Daut Ilajazi, Shef shtabi i Zonës Operative të Karadakut, Fatmir Mehmeti Kom. i Policisë Ushtarake me të bijën Shqipen.Në luftën e Kosovës gjithë fshati Bukoc ka qenë në gjendje gatishmërie e kane dhënë kontribut, ndërsa ushtarë që morën pjesë në luftën e Kosovës ishinë, Reshat Ajvazi, Fatmir Arifi, Xhemal e Vasuf Zeneli, Elmi Ajvazi, Xhemal Ajvazi, Naser Aliu, Mitat Ajvazi, Jeton Arifi, Bekim Bajrami, e Arben Arifi. Pas përfundimit të luftës së Kosovës, pjestarët e UÇk-së u vendosën në Gjilan për ti pritur ushtarët e UÇK-së, të cilët grumbulloheshin nga të gjitha zonat e Kosovës, kishin mbetur vetëm disa ushtarë që ishim të parët që hynë në Gjilan nga njësiti I Preshevës. Aty kanë qenë, Reshat Ajvazi, Mustafë Shaqiri, Fatmir Arifi, Xhemal Zeneli … Ushtarët e Luginës së Preshevës u vendosën në konviktet studentore, ku ishin mbi 100 pjestarë dhe filluam të organizoheshim për fillimin e luftës edhe në Preshevë. Takimet mbaheshin sipas nevojës dhe filluam të përgatiteshim për luftën në Luginë të Preshevës, poashtu u formua edhe Këshilli politik dhe ushtarak. Me datën 3/6/2000 u bë ndarja e detyrave të sektorëve ku si përgjegjës për Luginë të Preshevës u zgjodh Mustafë Shaqiri. Sektorët u ndanë në dy grupe për grumbullimin e armatimit nëpër Kosovë, përgjegjës ishte Xhemal Zeneli, Reshat Ajvazi, Fazli Hajdari, Fatmir Arifi, Lulzim Ibishi dhe Abdulla Selimi etj . Përgjegjës kryesor për strehimin e armatimit në zonat kufitare ishte Mustafë Shaqiri, Vasuf Zeneli, që kishin për detyrë t’i sistemojnë armatimet në këto fshatra: Gare, Bukoc, Gosponicë, Kukaj dhe ishin poashtu përgjegjës për ruajtjen e armatimit. Vëzhgimi në terren bëhej çdo ditë në dy grupe për ti vëzhguar pikat e forcave serbe, për detyrë e kishin, Fatmir Arifi, Reshat Ajvazi, Jeton Arifi, Mustafë Shaqiri, Blerim Krasniqi, ku ishim çdo ditë në kontakt me ushtarët e Bukocit që qëndronin në fshat. Pasi ishte pika kryesore Lagjja e Zahirëve në Sllubicë, aty pregatiteshim për në lëvizje ku kishim armët dhe paisjet personale (Bazë). Më datën 25/10/2000 në Lagjen Zahirëve, me propozimin e Mustafë Shaqirit, Reshat Ajvazit, Lulzim Ibishit, që Brigada 113 të emërohet « Ibrahim Fejzullahu » (dëshmor i UÇk-së). Në këtë takim ishte edhe Luan Xhemaili, i cili erdhi nga Zvicra, që raportoi se Fondi « Zëri i Atdheut » është duke funksionuar dhë u është përcaktuar mërgimtarëve që të japin nga 500 CHF.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …