Kryekuvendarja, Vjosa Osmani iu adresua ushtarakëve të FSK-së

Kryekuvendarja, Vjosa Osmani iu adresua ushtarakëve të FSK-së

 Në kazermën “Adem Jashari”, në cilësi të presidentes në detyrë të Republikës së Kosovës si dhe komandantes supreme të FSK-së, zonja Vjosa Osmani, në vigjilje të fund vitit, sot  iu adresua ushtarakëve dhe ushtarakeve të FSK-së. Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni dhe me  pritje të togut të rreshtuar të Gardës Ceremoniale përcjellur nga Orkestra Frymore e FSK-së, ajo u shoqërua nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

Në adresimin e saj, Presidentja në detyrë, znj. Osmani, shprehu mirënjohjen për të arriturat e FSK-së për shërbimin e jashtëzakonshëm gjatë vitit të vështirë që po lëmë pas. Ajo me këtë rast shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të kolonel Gyrner Muratit i cili u nda nga ne para dy ditësh.

Ndër të tjera, ajo shprehu vlerësimin e lartë për gatishmërinë dhe përkushtimin me  profesionalizëm të lartë të pjesëtarëve të FSK-së në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve tanë.  Përveç shprehjes së gatishmërisë së saj për ndihmë me kapacitetet e specializuara të FSK-së adresuar autoriteteve shtetërore kroate pas tërmetit, ajo nënvizoi të arriturat kryesore të FSK-së gate vitit 2020. Gjithashtu, znj. Osmani theksoi vizionin shtetëror dhe vet FSK-së për ndërtimin dhe zhvillimin e një force moderne, bashkëpunuese e ndërvepruese me forcat aleate perëndimore, para së gjithash me SHBA-në, me orientim strategjik për anëtarësim në NATO për të ofruar kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Në fund, znj. Osmani shprehu kujtimin dhe krenarinë për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të komandantit legjendar Adem Jashari në luftën për liri dhe pavarësi të atdheut duke e ndërlidhur edhe me datën e sotme, Ditën e Veteranit , e cila ka pike referimi pikërisht mbrojtjen e armatosur nga Familja Jashari më 30 dhjetor 1991.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …