leoni

Kryeministri Rama

Edi Rama: Është i papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit, me rastin e vaksinave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me kompaninë Faizer për të nisur vaksinimin në muajin janar. “Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Fajzer për të nisur vaksinimin në janar!” Kreu i qeverisë shqiptare ka kritikuar BE-në për diferencimin që i bëri Ballkanit, derisa ka shtuar se nuk do të ndalet deri në sigurimin e dozës së fundit. “I papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …