Kryetari i Komunës Rufki Suma para qytetarëve prezantoi raportin e punës për vitin 2020

Për Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, vitin 2020 mundë ta konsiderojmë vit të rrethanave të jashtëzakonshme për shkak të Pandemisë së Koronavirusit. Mirëpo sipas tij pavarësisht këtyre rrethanave zhvillimet në komunë edhe pse të riorganizuara në rrethana të reja është arritur që sot para juve të konfirmojë se janë arritur objektivat e planifikuara për vitin 2020. Kjo falë angazhimit të të gjitha strukturave dhe në bashkëpunim me organet qendrore dhe lokale për ti marrë të gjitha masat për menaxhimin edhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19. Për tu përshtat me rrethanat e reja kemi pas komunikim të vazhdueshëm me organet qendrore si MSH, IKSHPK në menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, evidentimi i gjitha rasteve të dyshuara dhe pozitive me koronavirus nga QKMF-ja dhe DSHMS-ja, mobilizimi i stafit të QKMF-së që në këto rrethana të jashtëzakonshme të dilet në ndihmë të gjithë qytetarëve që kanë nevojë, në hapësirat e QKMS-së dhe në vizita shtëpiake. Fatkeqësisht Pandemia e Koronavirusit la gjurmë edhe në Komunën e Hanit të Elezit duke marrë dy jetë të banorëve tonë ndërsa në total nga muaji Prill kur kemi regjistruar rastin e parë dhe deri më sot 30 Dhjetor kemi 77 raste pozitive të konfirmuar prej të cilëve aktualisht kemi 2 raste pozitive. Për të qenë sa më afër me qytetarët që sa më lehtë ta përballojmë këtë Virus, Komuna e Hanit të Elezit ka blerë 3000 teste serologjike dhe do të jenë falas për banorët e komunës. Administrata komunale vazhdoi kontinuitetin e punës në shërbim të qytetarëve, me sukses u organizua mësimin nga distanca-Oline me nxënës të SHFMU dhe SHML për të përfunduar me sukses vitin shkollor 2019/20 si dhe për të përfunduar me suksese gjysëmvjetori i parë i vitit shkollore 2020/21. Janë marr të gjitha masat për zhvillimin e punës në rrethana të jashtëzakonshme të gjitha organeve dhe trupave punuese të komunës, duke filluar nga: Kuvendi i komunës, KPF-ja, komitetet, për komunitete dhe konsultative. E gjithë kjo situatë është përcjellë me ndihmë të jashtëzakonshme të shumë donatorë të cilëve i jemi falënderues. Kryetari Suma tha se janë realizuar të gjitha projektet e planifikuara për vitin 2020, ndërsa për Perfomancë të komunave të Kosovës për vitin 2019 nga MAPL jemi radhit si e dyta. Kryetari i Komunës Rufki Suma tha se gjatë kësaj kohe komunën e Hanit të Elezit e vizituan shumë personalitetet, janë realizuar shumë takime pune dhe janë arritur shumë marrëveshje të cilat do ti ndihmojnë komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …