Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Enver Hoxhaj gjatë vizitës në Tiranë ka deklaruar se Vjosa Osmani e Albin Kurti, kanë lënduar raportet Kosovë – Shqipëri

Mendoj që Vjosa Osmani në pozitën e ushtrueses së detyrës të presidentit më së paku ka reflektuar rezon shtetëror në vizitën e saj, në Tiranë,  thotë Enver Hoxhaj. Ajo më shumë është prezantuar  si kryetare partiake, që ka vizion ta krijojë parti,  sesa si përfaqësuese e Presidencës.  Sjellja, qëndrimet e saj në Tiranë, kanë qenë të papërgjegjshme.  Ajo më shumë i ka lënduar raportet Kosovë – Shqipëri sikurse ka bërë edhe Albin Kurti”. Hoxhaj  ka shtuar se pozita e kryeministrit dhe presidentit nuk e lejon atë të  flasë në emër të partisë politike, por në emër të qytetarëve.  “Kjo është fryma e përçarjes politike që e kultivojnë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti,  të cilën e kanë bartë në skenën politike shqiptare”, ka thënë Hoxhaj. Zonja Osmani është në përpjekje për të krijuar  parti politike, por veprimet e saj nga posti të cilin e përfaqëson janë të  papërgjegjshme. Unë mendoj se qytetarët e Shqipërisë nuk  i kanë marrë seriozisht deklarimet dhe qëndrimet e Vjosa Osmanit, gjatë vizitës në saj në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …