Zgjohu, o popull dhe mos vajto!
Zgjohu, o popull dhe reago!
Popull, keni shumë arsye për të reaguar dhe këta, mujshar për t’i ndaluar.
Ne, të ngujuar dhe pa punë, me gjendje më shumë se të rënduar, këta të dalldisur zghedhje ç’do 6 muaj organizojnë dhe te ne vijnë vetëm vota të kërkojnë.
Kosova, nuk e ka mundësin dhe as luksin, ç’do 6 muaj zgjedhje të organizoj.
O popull!
Me paranë publike, po mbahen zgjedhje vetëm për përfitime politike.
Pas zgjedhjeve, popull mos u anko, po tani vepro dhe kundërshto.
Kundërshto se, taksat tuaja po përdoren dhe zgjedhje, ç’do 6 muaj pa nevojë po organizohen!
Po shkruhet, po flitet dhe gjithçka për vota po gëlltitet…..
Të vrazhdë, të pangopur dhe s’i të dalldisur vrapojnë, vetëm që vota të fitojnë.
S’ka platforma politike!
Ka lidhje dhe takime, për vota dhe përfitime…..
Të dalldisurit në skenën politike, takohen në dreka për pazare dhe për poste e “talle”.
Popull reago;
“Nëse nuk reagohet, asgjë s’do veprohet”
“Nëse veprohet, gjendja mund të ndryshohet”
“Nëse ne reagojmë, mujsharët politik do fillojnë të ndryshojnë”
Me shpresë, për vetëdijesim…..!