Kryetari Haliti uron qytetarët për Vitin e Ri 2021

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një telegram urimi ka uruar të gjithë qytetarët e kësaj komune Vitin e Ri 2021.

“ Të nderuar qytetarë të Komunës sonë, përmes këtij urimi dëshiroj të shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë ju. Viti që po e lëmë pas, mbetet në kujtesën tonë si një vit mjaftë i vështirë, në aspektin shëndetësor, me qenë se bota u përball me një virus që morri jetëra të shumta njerëzisht. Fokusi i aktiviteteve dhe përkushtimi ynë ishte në mobilizim për ta luftuar pandeminë covid 19, andaj edhe shpresojmë që viti që po hyjmë, të jetë më i begatë dhe të rezultojë me stabilitet në të gjitha sferat e jetës. Pavarësisht këtyre vështirësive, konsideroj se ky vit ka pasur edhe rezultatet e mira në realizim të projekteve të shumta infrastrukturore, shkollore, ekonomike etj, falë besimit dhe bashkëpunimit të sinqertë të komunës sonë me partnerët vendor dhe ndërkombëtar. Duke iu dëshiruar shëndet, mbarësi e suksese në familjet tuaja, uroj që viti 2021 të ju sjellë begati, lumturi dhe gjithë të mirat dhe me shpresë që ta karakterizoj e mira.

Urime Viti i Ri 2021!

Me respekt

Kryetari i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …