Kërvasaria mblodhi intelektualët e saj, për ti kujtuar dëshmorët  

Kryesia e fshatit Kërvasari të komunës së Malishevës, përkatësisht kryetari i fshatit, z.Besnik Bytyçi, i ka organizuar të gjithë intelektualët e fshatit, për ti kujtuar dëshmorët dhe historinë e fshatit Kërvasari.  Në këtë tubim të organizuar, krahas intelektualëve të këtij fshati, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj dhe qytetarë të tjerë.

Në hapjen e këtij tubimi, kryetari i fshatit, Besnik Bytyçi, tha se “qëllim i ynë ka qenë përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët e fshatit, Sadri Abaz Bytyçi dhe Ramë Bytyçi, por, për të shënuar këtë ngjarje, kemi shprehur dëshirën që ta bëjmë me më të merituarit e Kërvasarisë, pasi fshati ynë ka kuadro të shumtë, të cilët janë shembull i mirë në tërë vendin”.

Më pas, për historinë e fshatit dhe për dëshmorët, foli Adem Bytyçi. Sipas tij, “fshati Kërvasari ka një histori të begatshme, ku krahas dëshmorëve, në të gjitha periudhat, Kërvasaria ka dhënë atdhetar të shumtë, intelektualët e parë të kësaj rrethine, por edhe sot ka  kuadro, si doktor shkencash, inxhinier, gazetar, mjek e kuadro të tjera në të gjitha fushat, të cilët janë shembull i mirë, në tërë vendin”.

Duke marrë fjalën në këtë tubim, Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se “Kërvasaria është një vend simbol i intelektualëve të hershëm”, ndërsa duke folur për dëshmorët e kombit, Begaj tha se “nëse ne si komb e kujtojmë historinë tonë, i kujtojmë dëshmorët, atëherë të ardhmen e kemi të sigurt, pasi falë gjakut të dëshmorëve ne sot jetojmë të lirë”. Kryetari Begaj, foli me admirim për intelektualët e këtij fshati dhe kontributin e tyre. Ai më pas foli edhe për situatën aktuale socio-ekonomike, ku u shpreh i pakënaqur me këtë situatë dhe i ftoi të gjithë, që të punojnë dhe kontribuojnë për vendin.

Në këtë takim u mbajtën edhe fjalime të tjera, ku u fol për historinë e këtij fshati, duke filluar nga emri i saj, si një vend ku kanë pushuar karvanët, për të vazhduar me kontributin atdhetar të fshatit, në të gjitha periudhat, pastaj kontributin në përhapjen e librit shqip dhe shkollës shqipe, e deri te lufta e fundit. Në fund, kryetari i fshatit, Besnik Bytyçi, ka ndarë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në forma të ndryshme, e që vijnë nga fshati Kërvasari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …