Enver Hoxhaj

Vjosa Osmani në pozitën e ushtrueses së detyrës të kryetarit, në Tiranë, nuk ka reflektuar rezon shtetëror, thotë Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Vjosa Osmani në pozitën e ushtrueses së detyrës të presidentit më së paku ka reflektuar rezon shtetëror në vizitën e saj, në Tiranë. Ajo më shumë është prezantuar  si kryetare partiake, që ka vizion ta krijojë parti,  sesa si përfaqësuese e Presidencës.  Sjellja, qëndrimet e saj në Tiranë, kanë qenë të papërgjegjshme.  Ajo më shumë i ka lënduar raportet Kosovë – Shqipëri sikurse ka bërë edhe Albin Kurti”. Hoxhaj  ka shtuar se pozita e kryeministrit dhe presidentit nuk e lejon atë të  flasë në emër të partisë politike, por në emër të qytetarëve.  “Kjo është fryma e përçarjes politike që e kultivojnë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti,  të cilën e kanë bartë në skenën politike shqiptare”, ka thënë Hoxhaj. Zonja Osmani është në përpjekje për të krijuar  parti politike, por veprimet e saj nga posti të cilin e përfaqëson janë të  papërgjegjshme. Unë mendoj se qytetarët e Shqipërisë nuk  i kanë marrë seriozisht deklarimet dhe qëndrimet e Vjosa Osmanit, gjatë vizitës në saj në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …