Kuvendi i Kosovës ka 12 deputetë milionerë. Bazuar në regjistrat për deklarimin e pasurisë, të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, pasuria e këtyre deputetëve fillon nga 1 milion euro, derisa ka edhe deputetë që zotërojnë pasuri deri në 700 milionë euro, sikur është Behxhet Pacolli, i AKR-së, i cili vlerësohet të jetë njeriu më i pasur në vend, po ashtu edhe në Kuvendin e Kosovës. Nga analiza e këtij raporti del se LDK-ja ka pesë deputetë milionerë dhe ata janë: Xhavit Uka, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Shkëlzen Hajdini, Saranda Musliu, Fatmir Rexhepi.
Vetëvendosja ka dy deputetë milionerë, Valon Ramadani dhe Jahja Kokaj.
AAK-ja, po ashtu ka dy deputetë milionerë: Gazmend Abrashi dhe Pal Lekaj.
Lista serbe një deputet milioner, Ljubinko Karaxhiq.
AKR, ka deputetin dhe qytetarin më të pasur në vend e më gjerë, Behxhet Pacolli.
PLE ka një deputet milioner, Valon Berisha.
Nga kjo analizë zyrtare e Agjencionit Kundër Korrupsionit, del se nga PDK-ja e Nisma dhe partitë e tjera të pakicave nuk ka asnjë deputet milionerë.
Pasqyra tregon se LDK-ja ka gati gjysmën e deputetëve aktualë, milionerë, në Kuvendin e Kosovës. Vetëvendosja e AAK-ja kanë nga dy deputetë milionerë, ndërsa AKR, PLE dhe Lista Serbe nga një deputet milionerë.
Pse konkurrojnë për deputetë milionerët e Kosovës, për ta shtuar pasurinë, apo për të treguar se sa të suksesshëm janë për të fituar pasuri, në vendin më të varfër të Evropës, kur të gjithë këta dhe qindra milionerë të tjerë, akuzojnë komandantët e luftës, partitë e luftës se janë bërë milionerë.