17 vjet më parë, më 11 pril 1999, në Frontin e Kosharës ka rënë dëshmor, Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Pashtrikut. Gjatë luftës së UÇK-së, Agim Ramadani luftës u dëshmua strateg ushtarak dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte në mesin e komandantëve që kishin projektuar planin për thyerjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilin e mbante nën kontroll të fortë dhe me arsenal të jashtëzakonshëm ushtarak armata e kriminelit Millosheviq. Palët ndërluftuese në Frontin e Kosharës kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë dhe paravija e çlirimtarëve ishte më e sigurt. Pas një beteje të ashpër, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, çlirimit të Kosovës i ka dhënë 140 dëshmorë në mesin e tyre edhe tre luftëtarë internacionalistë, nga Italia, Franca dhe Algjeria. Në mesin e komandantëve të njohur kanë rënë edhe Salih Çeku, Abaz Thaçi e të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …