Ministria e Punëve të Jashtme, të cilës në qeverisjen e ish-kryeministrit Albin Kurti së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës iu shtua edhe ministria e Diasporës ka pasur një vit të dështuar sa i përket sukseseve diplomatike. Viti 2020 këtë ministri e gjeti me ushtrues të detyrës së ministrit pasi qeveria e dorëhequr në vitin 2019, ajo e udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe ngërçi që u krijua pas zgjedhjeve të 6 tetorit, në Kosovë, bënë që shumë poste qeveritare të kishin në krye ushtrues detyre. Brenda një viti, Ministria e Punëve të Jashtme u udhëhoq nga tre ministra të ndryshim – që vijnë nga 3 subjekte të ndryshme politike dhe nga tri qeveri të ndryshme. Përveç deklaratave më tepër politike-populiste dhe me më pak angazhim, diplomacia kosovare ka dështuar edhe këtë vit që të sjellë ndonjë sukses të madh në fushën diplomatike për vendin.
