Sot më 4 korrik Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

11 senatorë republikanë paralajmërojnë se do ta kundërshtojnë ratifikimin nga Kongresi  të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale

Njëmbëdhjetë senatorë të Partisë Republikane kanë paralajmëruar se do ta të kundërshtojnë ratifikimin nga Kongresi Amerikan të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në të cilat ka fituar kandidati nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden. Njëmbëdhjetë senatorët republikan, të prirë nga Texan Ted Cruz kanëp thënë se Kongresi duhet të caktojë menjëherë një komision zgjedhor, me autoritet të plotë për të hetuar mundësinë e mashtrimit elektoral. Komiteti duhet të “kryejë një rishikim emergjent 10-ditor të rezultateve në shtetet. Nëse ky kontroll nuk bëhet, ne do të votojmë më 6 janar për të refuzuar Zgjedhësit e shteteve të diskutueshme, thuhet në mes tjerash në deklaratën e tyre. Edhe presidenti në largim, Donald Tramp po vazhdon të refuzojë të pranojë humbjen e tij dhe u bëri thirrje mbështetësve që të mblidhen në Uashington atë ditë. Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati pritet të takohen të mërkurën për të vërtetuar rezultatet e votimit të Zgjedhësve, një proces që zakonisht konsiderohet zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …