Pirro Prifti

Pirro Prifti: Kush janë engjëjt dhe kush janë djajtë në politikën shqiptare?

Në vitin e largët 1997, politikani dhe kancelari austriak Franc Vranickij u habit dhe u nervozua kur pasi mbërriti në Shqipëri kur vuri re se sa e vështirë ishte të gjeje fajtorin dhe përgjegjësit e asaj katrahure që ndodhi në ato vite  ku Shqipëria ra në anarki  të plotë për shkak të keq qeverisjes dhe papërgjegjshmërisë- gjatë bisedimeve me politikanët shqiptarë.

Kjo dilemë vazhdon edhe sot pas 20 vitesh kur sheh se si Ambasadori amerikan Lu dhe ambasadorja e BE Tania Fayon apo Flekenstein, gjenden në pozita shumë të vështira kur dëgjojnë palën që humbi pushtetin të flasë  per luftë kundër korrupsionit dhe reformë në drejtësi (?!), dhe kur shohin palën që fitoi zgjedhjet- të baltosur nga llumi i shpifjeve, të pamundur të sqarojë se cfarë po ndodh, dhe se si mund të zgjidhet!

Vështirë të kuptohet nga diplomatët perëndimorë frazeologjinë bizantino-osmane të hipokrizisë dhe të alibisë për veprimet që kanë kryer, nëse ata nuk shohin përgjegjësit e vërtetë të korrupsionit, të pandëshkueshmërisë, të keqqeverisjes për shkak se ajo nuk drejtohet nga teknokratët dhe meritokratët, kur shohin se të pasurit e vërtetë janë politikanët dhe jo biznesmenët, kur shohin se  njerëzit këtu duan punë në shtet dhe nuk preferojnë nisjativën privatë, kur shohin se një pjesë e emigrantëve ikin sepse nuk ka stabilitet politik por edhe sepse kanë bërë krime apo janë të korruptuar.

Pra problemet në Shqipëri janë komplekse, të bartura, dhe ku klasa politike e djeshme është përgjegjëse, ku klasa politike e sotme duhet ndihmuar, dhe ku të pandëshkueshmit hiqen si viktima, dhe  ku viktimat akuzohen për shkelje ligji.

Vërtet ambasadori Lu duhet të ndihet i përkëdhelur kur sheh një politikan të ri të bukur opozitar por me zemër shejtani, dhe nga ana tjetër ambasadorja Tania Fayon sheh përkrah saj një udhëheqës maxhorance eksentrik  që punon e përpiqet por nuk i hiqen nga mëndja sharjet e opozitarit me zemër shejtani; dhe të dy ambasadorëve kryesorë miq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë u lind e njëjta dilemë që kishte në `97 edhe Franc Wranicki: kush nga këta është engjëjt dhe kush janë shejtanët?

Politika shqiptare rreshtuar pas Lu-se dhe Tania Fayon, për të penguar Reformën duke bërtitur pro-reformës por duke ja hedhur fajin njëri tjetrit për dështimin.

Këtu të dy ambasadorët duhen të shohin se kush e kërkoi reformën, që të gjejë fillin e lëmshit të gatuar me lesh arapi shqiptar.

Interesant është fakti se si po rreshtohet politika shqiptare për të kërkuar alibitë përkatëse për t`ia hedhur fajet e dështimit të reformës në drejtësi njëri tjetrit.

E vërteta qëndron se reformat qoftë ato në drejtësi, qoftë në fushat tjera të ekonomisë shqiptare u ndërmorën nga Maxhoraca qeverisëse, për  të rregulluar difektet qeverisëse të qeverisjes së kaluar, për të ulur korrupsionin galopant dhe për të plotësuar detyrat e shtëpisë të vendosura nga BE.

Pa pritur Maxhornca u gjënd përpara një fronti të padukshëm i cili jo vetëm kundërshtoi reformat por njlloi si ato bakteriet saprofite apo kameleoni  pasi mori goditjen dhe pasi kuptoi lëvizjet se ku do të kalonte reforma u hodh dhe filloi ti përgjigjej sulmit me sulm me po të njëjtat gjëra.

Gjendja mbeti dhe vazhdon të mbetet e paqartë për popullin dhe elektoratit, përkatëse për shkak se opozita përdori dhe po përdor manovrat e përdorimit të propagandës sipas Goebels për të dëmtuar dhe fëlliqur pjesët përkatëse të reformave nëpërmjet dy elementëve kryesore të mësua mirë dhe që përdoren sot rëndom nga ata që duhet të mbajnë përgjegjësi:

-shpifjen duke përdorur sulmin si mjet mbrojtës më i mirë

-dezinformimin duke pretenduar se janë ata të parët për reformat dhe jo ata të Maxhorancës të cilët  në fakt patën idenë e reformave nëpërmjet Rilindjes.

Përplasja e madhe nëpërmjet punës së Maxhorncës dhe Disinformimit të Opozitës preku dhe dy aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë BE dhe SHBA të cilët janë të detyruar të pozicionohen por duke mos përmendur emra dhe profile të caktuara  dhe duke u mbështetuar vetëm tek parimet dhe luftën kundër korrupsionit, Reformën në Drejtësi, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Përfshirja e Komisionit të Venecias për të bërë një Projekt Ligj që do të reformojë Drejtësinë dhe do ndryshojë në disa pika Kushtetutën e Shqipërisë,  miratimi i ligjit për aspak bindës të dekriminalizimit (sepse shkel të drejtat dhe liritë e njeriut në disa pika), vetëm se ashpërsoi në vend që të paqëtojë dy krahët e politikës shqiptare aq sa për ta bërë më të besueshëm variantin përkatës,  opozita përdor tashti alibinë se ambasadori Lu përkrah ata, kurse Maxhoranca përdor lidhjet normale me BE duke  u përpjekur të zbatojë dhe të realizojë detyrat e shtëpisë të lëna nga BE dhe të rifreskuara periodikisht sigurisht të kujtuara nga Tania Fayon.

Kështu të para nga populli shqiptar, duket sikur të dy kampet janë rreshtuar kundër njera tjetrës duke nxjerrë favoritët përkrahës: Lu për Opozitën, dhe Tania Fayon për Maxhorancën.

Dihet që punët nuk qëndrojnë aspak kështu, por filosofia Goebels vepron vazhdimisht në favor të Opozitës e cila ja ka arritur të errësojë sukseset e Maxhorancës me shpifjet dhe fjalorin aspak etik dhe nganjëherë të ashpër  të rrugës për të përbaltur Maxhorancën, duke harruar se humbja e dyfishtë në 2013 dhe 2014, ishte pikërisht  për shkak të keqqeverisjes së tyre, keqqeverisje e cila nuk është dënuar dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Keq qeverisja, pandëshkueshmëria, korrupsioni, të cilat janë rënduar e përkeqësuar nga dita në ditë për 25 vite rresht, kanë bërë që BE dhe SHBA të gjënden përballë dilemës së Vranickit: kush janë ëngjejt dhe kush janë djajtë në politikën shqiptare?

Sot ka një shpresë për të gjetur të vërtetën e  Djajve të veshur me lëkurë qingji që por blegërijnë me zë ujku, dhe të ëngjëjve të veshur me costume europiane por që u mungonë krahët:.

Shpresa qëndron tek rasti i Panama Papers; zbulimi i 11.5 milion dokumentave të fshehur në parajsën fiskale Panama nga një burim anonim derguar tek Konsorciumi i gazetarëve ndërkombëtare investigative tek zyrat e `Suddojçe Zeitung`, mund të na japë një panoramë më të qartë të djajve të vërtetë shqiptarë të veshur me pushtet ose që kanë qënë veshur me pushtet, sepse nëpërmjet fjalëve, debateve, deklaratave, gjuhës së mprehtë që `kocka s`ka por kocka thyen`,  as ambasadori Lu dhe as ambasadorja Fayon nuk mund të gjejë përgjegjësit e katrahurës korruptive dhe të pasurive të paligjëshme këtu në Shqipëri.

Pa i hyrë hollësirave, se prse në këto 11.5 milion dokumenta nuk gjëndet asnjë kompani amerikanë, pa i hyrë nëse kjo goditje mund të ketë qënë ose jo e drejtuar kundër Putin dhe vëndeve të korruptuara të Europës lindore dhe disa armiqve të SHBA, në shpresojmë që Panama papers të na hapë portën e vërtetë të vënies para përgjegjësive të fajtorëve të vërtetë të korrupsionit dhe të pasurive të paligjëshme në Shqipëri, duke lejuar politikën shqiptare të mbërthyer në sharje dhe konflikte të egra që përpiqen të destabilizojnë vendin,- të qartësohet dhe populli dhe shteti shqiptar të marrin frymë lirisht duke shpëtuar nga politikanët e korruptuar duke na mundësuar të integrohemi me në fund në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …