Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1057 mostra prej të cilave 234 raste të reja kanë rezultuar të infektuar me virusin korona, 420 persona janë shëruar dhe 4 të vdekur. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42 mijë e 635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 986. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …