leoni

Gent Cakaj: Do të jem në shërbim të Shqipërisë sa herë që e kërkon nevoja dhe puna

Gent Cakaj dorëzon detyrën Olta Xhaçkës, thotë së do të jetë në shërbim të Shqipërisë sa herë që e kërkon nevoja

Gent Cakaj e ka dorëzuar sot edhe zyrtarisht detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë. Përmes një shkrimi në rrjetin social, Cakaj tha se detyrën e dorëzoi në duart e vyera të Olta Xhaçkës. Ai poashtu tha se do të jetë mbështetësi më i madh i saj, që ajo të përfaqësojë Shqipërinë denjësisht e me shkëlqim të plotë, me arritje të rralla e paraqitje të fortë në fushën e politikës së jashtme. Ndër të tjerash Cakaj theksoi se do të jetë pranë saj sa herë e kërkon puna e në shërbim të Shqipërisë, sa herë e kërkon nevoja.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …