Vaxhid Sejdiu

Vaxhid Sejdiu: Gëzuar Ditëlindjen “Radio Kosova e Lirë”!

“Radio Kosova e Lirë”,

një zë që buroi nga shpirti liridashës i popullit shqiptar,

një zë që foli me gjuhën e së vërtetës dje dhe sot,

një zë që iu dha forcë qindra mijëra refugjatëve në katër anët e Kosovës dhe jashtë saj,

një zë që iu dha shpirt nënave shqiptare në momentet më të vështira të jetës, kur po varrosnin më të dashurit  e tyre,

një zë që iu dha forcë luftëtarëve të UÇK-së, të cilët nën hijen e flamurit kombëtar mbronin Atdheun,

një zë që demaskoi deri në palcë gjenocidin serb mbi popullin shqiptarë,

një zë që me kohën u shndërrua në institucion kombëtar,

një institucion që iu përkul vetëm gjakut të heronjve dhe dëshmorëve të kombit.

Gëzuar!

Gëzuar Ditëlindjen “Radio Kosova e Lirë”, paç jetë të gjatë dhe të shoqëroftë vetëm e Vërteta, Dashuria për Liri dhe për Atdhe.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Jeton Kelmendi :KUR LIDERI POLITIK I MUNGON DHE KUR I TEPRON POPULLI

Prof. Jeton Kelmendi PhD: Dogma si Doktrinë Politike: e vërteta, besimi dhe shoqëria

Në diskursin politik bashkëkohor, termi “dogmë” shpesh përdoret për të përshkruar ide të ngurta, të …