Kocijançiq thotë që gjithçka është në rregull me Pallatin e Drejtësisë

Kocijançiq thotë që gjithçka është në rregull me Pallatin e Drejtësisë

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian vazhdojnë ta mbrojnë Pallatin e Drejtësisë, duke këmbëngulur që ndërtimi i tij është kryer në mënyrë transparente. Pavarësisht problemeve të shumta, duke filluar me mungesën e oksigjenit brenda e deri te cilësia e dobët e ndërtimit, zyrtarët e BE-së konsiderojnë se projekti i tyre është krejt në rregull. Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian, ka deklaruar se janë në dijeni për ankesat, por sipas saj, nuk është konstatuar ndonjë parregullsi në aspektin e ajrimit. Kjo deklaratë bie në kundërshtim me pohimet e panumërta të punonjësve të Pallatit të Drejtësisë, të cilët tash sa muaj ankohen për mungesë të plotë të kushteve të punës në këtë ndërtesë. Sipas tyre, mungesa e ajrimit e bën krejt të pamundur qëndrimin në këtë mjedis të mbyllur, aq sa shumë prej tyre kanë probleme shëndetësore si dhe alivanosje të shpeshta. Pallati i Drejtësisë, në të cilin veprojnë një sërë institucionesh gjyqësore, është një projekt mbi 30 milionësh, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …