leoni

Në nëntë-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjeneral Shaban Shalës, sot u bënë homazhe dhe u mbajt një aktivitet përkujtimor

Në nëntë-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjeneral Shaban Shalës, sot u bënë homazhe dhe u mbajt një aktivitet përkujtimor

Në nëntë-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjeneral Shaban Shalës, sot u bënë homazhe dhe u mbajt një fjalë tematike në përkujtim të jetës dhe veprës  së tij. Të pranishëm ishin familjarë, miq, veteranë, ish të burgosur politikë. Një fjalë rasti e mbajti, ish eprori i TMK-së,   Safet Syla, ndërsa një fjalë përkujtuese,   ish i burgosuri politik,  Berat Luzha. Ai  foli për jetën, kontributin dhe sakrificën e gjeneral Shaban Shalës, të cilën ia kushtoi kombit e atdheut. Më pas Agron Krasniqi hodhi kritika të ashpra lidhur me moskujdesin e institucioneve për trajtimin e varrit  Shaban Shalës.  Elmi Shala, vëllai i Shaban Shalës falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në homazhet që u mbajtën në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta. Bashkëshortja e Shaban Shalës, Zyrafete Shala, shpalosi kujtime për jetën e stisur me aktivitete të shumta,  por edhe të rënda të gjeneral Shalës, sikur  ishte burgu, koha e luftës e  pas luftës, e cila e gjeti gjithnjë dhe në çdo  çast në shërbim të interesave të kombit e atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …