Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, dërgimin e kontingjentit të Forcave të Sigurisë̈ së Kosovës në Iowa për mision paqeruajtës, e quajtur krenari për shtetin e Kosovës. “Krenarë me FSK-në. Forca e Sigurisë së Kosovës përkrah SHBA-ve do t’i bashkohet misioneve paqeruajtëse në botë. E vet-shpjegueshme dhe e vet-kuptueshme!”, ka shkruar Totaj. Sot, me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë dhënë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit të Iowas, SHBA. Gjithashtu është bërë e ditur se kontigjenti i parë i ushtrisë së Kosovës do të niset drejt Amerikës në mars të këtij viti.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …