Gjykata Kushtetuese hedh poshtë pretendimet e Listës Serbe se formimi i Qeverisë është kundër kushtetues

Sot pritet të publikoket aktgjykimi i plotë Kushtetueses sipas të cilit zgjedhjet mund të mbahen më 7 ose 14 shkurt

Aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese rreth rastit Etem Arifi pritet të publikohet të mërkurën, duke i hapur rrugë shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes së datës së zgjedhjeve. Media ka marrë vesh prej burimeve të sigurta se aktgjykimi i plotë është i gatshëm, dhe të mërkurën se duhej të publikohet i plotë në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, dhe t’u dorëzohet palëve. Me publikimin e aktgjykimit të plotë, kryetarja në detyrë, Vjosa Osmani, do të obligohet ta shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme. Sipas dispozitave kushtetuese, zgjedhjet duhet të mbahen jo më larg se 40 ditë nga shpallja e tyre, që e ngushton mundësinë e mbajtjes së tyre në dy data 7 apo 14 shkurt 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …