Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qenë në Mitrovicë ku ka mbajtur takim me degën dhe strukturat e këtij subjekti atje. Hoxhaj me anë të një postimi në llogarinë e vet ka deklaruar se zgjedhjet nacionale do të tregojnë rritjen më të madhe të PDK-së në këtë komunë. “Të lodhur nga keqqeverisja dhe me vullnet të madh për ndryshim, Mitrovica është më e mobilizuar se kurrë ta përqafojë të ardhmen. Energjia të cilën e pamë edhe mbrëmë, ku së bashku me Bedri Hamzën takuam Degën dhe strukturat tona në këtë qytet, janë sinjali i parë që PDK po rikthehet fuqishëm në Mitrovicë. Një qytet që dikur ishte krenaria e Kosovës, është shndërruar në qytetin më të varfër në vend nga kryetari më i pasur”, ka shkruar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …