Gjyqtari i procedurës paraprake, i Gjykatës Speciale në Hagë, ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Me këtë rast, ai ka kërkuar nga palët që deri më 1 shkurt të dërgojnë parashtresat e tyre për lirim me kusht, pra deri në rishikimin tjetër të paraburgimit. Vendimi për zgjatjen e paraburgimit është marrë, më 24 dhjetor, mirëpo që është bërë publik tashti së fundmi. Gjykata ka konsideruar në vendimin e saj se me gjithë kushtet e propozuara nga avokatët mbrojtës ekziston sërish rreziku që të akuzuarit të ndërhyjnë në proces.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …