Përmes një deklarate misioni i SHBA-së në OSBE falënderon Shqipërinë për punën e shkëlqyer gjatë një viti me sfida. “Ne falënderojmë kryesimin nga ana e Shqipërisë të Zyrës së OSBE-së, për punën e shkëlqyer në drejtimin e OSBE-në gjatë një viti me sfida”, – thekson misioni i SHBA-së në OSBE. Edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar Shqipërinë për drejtimin e suksesshëm të OSBE-së përgjatë gjithë këtij viti të vështirë. Presidenca Shqiptare gjatë një viti promovoi punën e OSBE-së aty ku është më afër me njerëzit. Po ashtu Shqipëria vazhdoi përpjekjet për forcimin e dialogut, si e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin tek njëri-tjetri, masat për rritjen e kredibilitetit dhe përdorimin e plotë të dialogut të strukturuar. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …