Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk do të ketë të drejtë të garojë për deputet në zgjedhjet e reja, ka thënë ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani. Duke folur për “Radion Evropa e lirë”, ai ka thënë se aktgjykimi e ka qartësuar se të gjithë personat e dënuar me gjykim të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deputetë dhe të marrin mandat nga Kuvendi i Kosovës. “Nuk ka të drejtë, është e qartë, ajo që e ka thënë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Hasani. Megjithatë, ai shtoi se Kurti mund të nominohet për postin e kryeministrit, nëse partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, i fiton zgjedhjet.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …