Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha ka thënë se ende nuk kanë diskutuar për një koalicion të mundshëm me ndonjërën prej partive politike. Madje, ajo tha se PDK-ja e ka për qëllim një përfaqësim të denjë në këto zgjedhje dhe se për këtë cështje vendos Kryesia e partisë. Sipas saj, Kosova ka sistem elektoral që deri tani edhe ashtu si është i ndërtuar nuk ia mundëson një partie politike ta ketë mandatin e vetme dhe nuk duhet të ekzistojë një diskurs i egër si ka ekzistuar deri tani. Ajo i ka quajtur të vobekta qeveritë e kaluar, duke thënë se nuk kishin guxim që të merrnin vendime karshi sfidave ekonomike e pandemike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …