leoni

16 vite nga vrasja makabre e të riut nga Kosova Lindore, Dashnim Hajrullahu prej forcave serbe

16 vite më parë forcat serbe e kanë vrarë në mënyrë makabre të riun nga Kosova Lindore, Dashnim Hajrullahu

Sot bëhen 16 vite nga vrasja e 16 vjeçarit shqiptar nga Kosova Lindore, Dashnim Hajruallahu nga forcat serbe. I riu nga Rahovica e Preshevës ishte vrarë me breshëri kallashnikovi në afërsi të kufirit Miratoc-Llojan. Pa asnjë faj dhe pa asnjë arsye, Hajrullahu ishte vrarë nga xhandarmëria serbe dhe më pas ishte tërhequr zvarrë deri në kufi për tu bërë kinse u vra duke kaluar kufirin ilegalisht. 16 vite nga vrasja makabre e djaloshit shqiptar, vrasësit ndodhen ende në liri. Shteti serb jo vetëm që nuk ka sjell para drejtësisë kriminelët e këtij rasti, por që nuk e ka dënuar asnjëherë këtë vrasje.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …