Dy orë po presin mërgimtarët për ta kaluar kufirin në Merdar. Të dhënat e fundit të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se kolona në pikën e kalimit kufitar në Merdare është e gjatë 700 meta. Ndërsa pikat e tjera kufitare janë të lira për qarkullim dhe se maksimumi i pritjes është 15 minuta te Dheu i Bardhë, ndërsa më pak se pesë minuta në pika të tjera. Mërgimtarët po kthehen në vendet ku ata jetojnë edhe nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Vetëm sot rreth 20 aeroplanë pritet të fluturojnë nga Prishtina.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …