Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot Heroin, Agim Ramadani në 17-vjetorin e rënies së tij. Ish-komandanti i ZO të Dukagjinit, në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, ka vlerësuar se të rrallë ishin trimat si Agim Ramadani, që e kishin kuptuar aq thellë konceptin e lirisë. “Sot e kujtojmë Heroin e saj, Agim Ramadanin. Ai ishte luftëtar, ishte artist, ishte shkrimtar. Të rrallë janë trimat si Agim Ramadani, që e kishin kuptuar aq thellë konceptin e lirisë. Ai dha gjithçka për të, deri në ditën kur ra heroikisht te Rrasa e Zogut, ndërkaq ne sot e kemi për detyrë të rrimë pa frymë përballë heroizmit dhe lavdisë së tij! Kosova sot duhet të jetë e denjë për konceptin e lirisë së Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë!”, thuhet në shkrimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …