Gjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj mund të nis shumë më shpejtë se sa që është parashikuar. Kjo pasi që Prokuroria e Specializuar po kërkon që kjo të bëhet qysh në muajt e parë të këtij viti. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar parashtresat e veta për konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit e cila do të mbahet sot. Prokurori i Specializuar ka nënvizuar faktin se do të sigurojë dëshmitë e plota dhe në bazë të rregullave të përcaktuara deri më 19 shkurt do të paraqesë provat.
Kontrolloni gjithashtu
Asociacioni, dialogu dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë sfidat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit, qo do të mbahen në Kosovë
Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me …