Ka kohë që banorët në Bresje të Fushë Kosovës përballen me problem të vazhdueshëm, ku ujërat e zeza dalin mbi sipërfaqe, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve shiu ka rënduar edhe më shumë situatën.
Uji i kanalizimit dhe shiut ka vërshuar tërë rrugën.
Ndërtesa ku ka shpërthim të kanalizimit dhe grumbullim të ujit nga shiu, e ndanë vetëm rruga nga objekti i komunës, por zyrtarëve të korruptuar, nuk iu pengon kjo gjë. Kjo situatë po u shkakton telashe edhe bizneve në atë pjesë.
Gjatë verës era bëhet e padurueshme, kurse gjatë kohës me shi dhe borë uji e merr krejt sipërfaqen e rrugës.
Ankesat e banorëve në drejtim të komunës së Fushë Kosovës, nuk janë marrë parasysh asnjëherë.
PDK kërkon nga komuna e Fushë Kosovës q të veprojë urgjentisht për të sanuar situatën.
Dega e PDK-së, Fushë Kosovë