KFOR-i italian ka dhuruar 18 tabela multumediale për Ministrinë e Arsimit, kontribut në përmirësimin e metodave të mësimdhënies për shkollat në Kosovë. Ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se këto pajisje do të përdorën në 17 komuna dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e mësimit në tre skenarët e paraparë. Likaj tha se janë përpjekur të sigurojnë pajisje të teknologjisë informative në mënyrë që studentët të kenë qasje por që ende janë në proces të implementimit meqë sipas tij, 10 mijë nxënës nuk kanë pasur qasje në mësimin në distancë gjatë fazës së parë. E komandanti MSU-Carabinieri, kolonel Enzo Simone tha se pajisje të tilla lehtësojnë mënyrën e mësimdhënies në hap me kohën dhe ndihmojnë në përmirësimin e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …