Sipas një sondazhi nga televizioni serb B92, 71.6 për qind të serbëve mendojnë se anëtarësimi i Serbisë në BE dhe NATO është opsion i gabuar. Vetëm 11.2 për qind pajtohen se është mirë për Serbinë t’i bashkohet NATO-s dhe të anëtarësohet në BE. Ndërsa, më shumë se 55 për qind të serbëve mendojnë se Serbia do duhej të mbahej më e afërt me Rusinë. Sipas mediumit serb, ky numër që përkrah këtë politikë është në mënyrë konstante në rritje. Dihet se Rusia dhe Serbia historikisht kanë kultivuar miqësinë ndërshtetërore, marrë parasysh edhe të përbashkëtat kulturore. Sipas sondazhit, 19 për qind nuk pajtohen me këtë qasje, derisa 21.5 për qind janë shprehur të pavendosur. Sondazhi nxjerr në pah se euro-skepticizmi është në rritje në Serbi viteve të fundit. Megjithatë, sipas B92-ishit, ky trend është normal në të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE. Ndërkaq, 38.5 për qind të serbëve janë shprehur se më shqetësuesja për ta mbetet standardi i jetesës dhe papunësia e lartë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …